Kanceri që sulmon mëlçinë është më vështirë të konstatohet: Nëse vëreni cilat do nga këto simptoma, urgjentisht kërkoni ndihmën e mjekut!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Simptomat e kancerit të mëlçisë janë thellë të fshehura

Mëlçia është njëri ndër organet më të mëdha të trupit dhe merr një të tretën e rezervave të gjakut, transmeton Telegrafi.

Përbëhet nga segmenti i majtë dhe segmenti i djathtë, e vendosur nën brinjë dhe plotëson pjesën e sipërme të djathtë të abdomenit.

Mëlçia krijon tajitje e cila është e domosdoshme për tretje të ushqimit, prodhon enzima të cilat ushqimin e shndërrojnë në energji, është përgjegjëse për detoksikim, ruan glikogjenin dhe prodhon albumina të gjakut.

Sipas hulumtimit të fundit, kanceri i mëlçisë është i dhjeti për shpeshtësinë midis tumoreve malinje.

Çfarë është kanceri i mëlçisë?

Qelizat e shëndosha rriten, shumëzohen dhe i zëvendësojnë qelizat e vjetra tëcilat vdesin. Kur procesi malinj fillon, krijohen qeliza të reja të cilat në të vërtetë nuk i janë të nevojshme trupit. Ato krijojnë tumorin, i cili mund të jetë beninj apo malinj.

Tumoret malinje janë më të rrezikshme. Qelizat e kancerit sulmojnë dhe dëmtojnë indet përreth, ndërkaq sëmundja mund të jetë e rrezikshme për jetën. Ato nëpër trup përhapen direkt, nëpërmjet sistemi të qarkullimit të gjakut.

Mëlçia është organ në të cilin shpesh përhapen karcinomet e pjesëve të tjera të trupit, duke përfshirë edhe zorrën e trashë, mushkëritë dhe gjinjtë. Në atë rast fjala është për kancerin sekondar, jo për kacerin e mëlçisë si të tillë.

Cilat janë simptomat e kancerit të mëlçisë?

Kanceri i mëlçisë është i heshtur dhe në fazat fillestare nuk ka simptoma konkrete. Duke u rritur kanceri, mund të shkaktojë këto ndryshme:

▪ Dhembje apo ndjenjë të pakëndshme në anën e djathtë të abdomenit të sipërm, ndërkaq dhembja mund të përhapet në shpinë dhe në shpatull të djathtë.
▪ Ënjtje të anës së djathtë nën brinjë
▪ Stomak të fryrë
▪ Të vjella dhe humbje apetiti
▪ Humbje peshe trupore
▪ Dobësi dhe ndjenjë pafuqie dhe lodhjeje
▪ Marramendje

Nëse keni edhe më të voglin dyshim se fjala është për këtë sëmundje patjetër konsultohuni me mjekun, i cili do t’ju udhëzojë në kontrolle të specializuara.

Shërimi

Kanceri i mëlçisë mund të trajtohet me operacion, hemoterapi, rrezatim. Zgjedhje e shërimit varet nga faza në të cilën gjendet kanceri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...