Dikur qytet me plotë gjallëri, sot Pekini është shndërruar në “qytet fantazmë” – rrugët, aeroporti dhe stacionet janë të zbrazëta

PUBLIKUAR

Frika e madhe nga coronavirusi i ka detyruar qytetarët e kryeqytetit kinez – Pekini, të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre, dhe të mos i frekuentojnë rrugët apo hapësirat publike.

Madje atje, stacionet e trenave, rrugët kryesore si dhe aeroporti kanë mbetur pothuajse të zbrazëta – dhe ata pak persona që shihen patjetër duhet t’i frekuentojnë për shkak të arsyeve të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Dikur ky qytet ishte plotë gjallëri dhe frekuentohej nga miliona vizitorë, ndërsa sot ka fituar epitetin e “qytetit fantazmë”. E gjithë kjo për shkak të virusit vdekjeprurës që tashmë ka marrë emrin e ri – COVID-19.

Kujtojmë që numri i viktimave të coronavirusit në Kinë është rritur në 2,663, derisa ka viktima edhe në vende tjera të botës, ndërsa Wuhan – epiqendra e epidemisë së virusit është izoluar totalisht dhe çdo lëvizje monitorohet nga ushtria dhe policia.

Të gjithë qytetarët e Kinës por edhe të huajt janë të detyruar të bartin maska mbrojtëse, e ata që nuk i respektojnë këto urdhra të qeverisë do të përballen me ligjin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...