Gjendje kaotike në Itali për shkak të coronavirusit, kolona të gjata para marketeve – raftet tashmë janë zbrazur nëpër shumë qytete

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Në disa vende të vogla në rajonin italian Lomardia dhe Veneto, ku jetojmë rreth 50 mijë banorë, prej të dielës ka hyrë në fuqi ligji i karantinës.

Si pasojë e këtij vendimi janë mbyllur marketet, restorantet, baret si dhe janë shtyrë festimet e karnavaleve, janë mbyllur edhe çerdhet e janë shtyrë aktivitetet sportive si dhe të gjitha tubimet e parapara. Madje as transporti publik nuk po funksionon, transmeton Telegrafi.

Nëpër barnatore po vërehet mungesa e madhe e maskave mbrojtëse. Një punonjëse e një barnatore ka deklaruar për Corriere della Sera se nuk ka më maska mbrojtëse as për nevojat e saj.

Banorët e qytetit të vogël Kazalpusterlengo në Lombardi, qytetarët kanë pritur me orë të tëra para markeve për të blerë artikuj të ndryshëm ushqimor, por raftet ishin të zbrazëta.

Në Lombardi, Venet, Emili-Romanji dhe Piemont, janë mbyllur shkollat dhe fakultetet deri më 1 mars. Aty janë duke u mbyllur edhe klubet e natës, baret dhe kafiteritë e ndryshme.

E nga Italia po shfaqen fotografi të rafteve të zbrazëta nëpër markete, ku konsumatorët e dëshpëruar me këtë lajm mbanin maska mbrojtëse.

“Nga qytetet e izoluara nuk do të mund të largohet askush e madje as të hyjë, pasi hyrjet e daljet do të ruhen nga policia e nëse është nevoja edhe nga ushtria”, ka deklaruar kryeministri italian Guisepe Konte, i cili pranoi se këto masa janë marrë nga qeveria.

“Ata që thyejnë apo shkelin rregullat, do të ballafaqohen me ligjin”, ka shtuar kryeministri italian.

Kujtojmë që në Itali gjatë javës së kaluar janë regjistruar rastet e para të personave të prekur me coronavirus, kurse deri më tani kanë humbur jetën 5 persona dhe qindra tjerë janë infektuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...