Land Rover Defender tregohet i pamposhtur në filmin e James Bond, vazhdon lëvizjen edhe pasi rrotullohet

PUBLIKUAR

Asgjë nuk duket se mund ta ndalojë Land Rover Defendes, së paku në prapaskenat e filmit të ri “No Time to Die”

Derisa “Fast and Furious 9”, është në qendër të vëmendjes sa i përket veturave të reja, të gjithë ata që i duan makinat, duhet të presin derisa të shfaqet filmi i ri i agjentit sekret britanik 007, transmeton Telegrafi.

Tashmë dihet se në filmin “No Time to Die”, do të shfaqen disa Aston Martin që do të kryejnë lëvizje të shpejta nëpër skena të shumta aksion. Në këto makina, janë vendosur edhe armë speciale, që James Bond i aktivizon varësisht nga nevoja.

Por, ndjekjet nuk bëhen vetëm në zona urbane, por edhe në periferi dhe zona malore, ku është shfrytëzuar nja Land Rover Defender i ri. Kjo makinë është treguar e pamposhtur, duke vazhduar lëvizjen nëpër terrene të vështira edhe pasi u rrotullua në një lumë.

Së paku në prapaskenat e filmit, kjo makinë është treguar shumë e fuqishme, megjithatë të njëjta veprime nuk rekomandohet të bëhen nga shoferët e zakonshëm.

Gjatë këtyre filmimeve, Land Rover Defender ka qenë i modifikuar, ndërsa lëvizja është bërë në prani të profesionistëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...