Shkencëtarët mendojnë që gjithë kohës gabimisht kemi pirë kafe dhe tregojnë ku gabojmë

PUBLIKUAR

Formula për përgatitjen e kafes është zbuluar nga shkencëtarët dhe ka rezultuar që gjithë kohës përgatisim kafen në mënyrë të gabuar

Ekipi i ekspertëve ka punuar në këtë drejtim dhe ka zbuluar cilat veprime e bëjnë të përsosur një filxhan kafe, transmeton Telegrafi.

Sekreti është që përdorni kokrra të vogla dhe kafen nuk e bluani në tërësi para përdorimit.

Shumica e njerëzve kafen e bluajnë deri sa të bëhet pluhur, sepse natyrisht askush nuk dëshiron që copëzat e kafes të pluskojnë në filxhan.

Ekspertët këshillojnë përdorimin e sasisë më të vogël të kafes me rastin e zierjes si edhe bluarjen e saj të vrazhdë.

Njohësit e mëdhenj të kafes do t’ju thonë që me bluarjen e mirë në mulli të kafes përftohet përzierja më e mirë e hidhësisë dhe thartirës.

Është zakon që për një filxhan kafe ekspres të bluhen 20 gramë kafe, sa të jetë e mundshme më mirë dhe më imët.

Shkencëtarët thonë që sasia duhet të zvogëlohet në një të katërtën, sepse në atë mënyrë jo vetëm që do të kursehet pasuria dhe kafja më e mirë do të na bëhet më e lirë, por edhe kafja juaj e mëngjesit do të jetë më e mirë.

Kur është kafja shumë e imët dhe e bluar shumë mund të dështojë ndonjëra ndër aromat e saj kryesore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...