Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Britta Nielsen, e cila punoi në bordin e shërbimeve sociale të Danimarkës për 40 vjet, duke shpërndarë fonde për njerëzit në nevojë.

Por në vitin 2018 ajo u akuzua për “derdhje fondesh” në xhepat e saj.

Siç thuhet më tej, zonja Nielsen u largua në Afrikën e Jugut pasi akuzat u shfaqën. Ajo ra dakord të kthehej në Danimarkë pasi Interpoli lëshoi një urdhër arresti.

Ajo u akuzua për përvetësim të parave për më shumë se 25 vjet.

Një rast i tillë është i pazakontë për Danimarkën, një vend i admiruar ndërkombëtarisht për transparencë dhe nivelin relativisht të ulët të korrupsionit.

Zonja Nielsen punoi në Socialstyrelsen, Bordin Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies. Madje, në vitin 2017, asaj iu dha një Medalje Argjendi zyrtare e Meritës për vitet e saj të shërbimit. /Telegrafi/