Nga kush duhet të kenë frikë Serbët? Ju tregon Zaimina! (Foto)

PUBLIKUAR

Zaimina Vasjari ka reaguar ndaj shkrimit të Kurir që e konsideronte atë “kërcënim” për futbollistët serbë para ndeshjes ndaj Shqipërisë.

Në artikullin me titull: “Do të jetë nxehtë: Soraja shqiptare kërcënon shqiponjat”(Sqarim: ‘Soraja’ – është fjala për këngëtaren serbe, Soraja Vucelic, më të cilën konsiderojnë se ka ngjashmëri Zaimina; ndërsa ‘shqiponjat’ i quajnë futbollistët e përfaqësueses), gazeta në fjalë e ka përshkruar këngëtaren shqiptare si një tifoze të flaktë të Kombëtares, e cila tashmë e ka blerë biletën dhe mezi po pret ndeshjen.

Në reagimin e bukuroshes, thuhet se serbët nuk duhet të tremben nga ajo, porse nga futbollistët shqiptarë në fushë.

“Kërcënimi i Shqiponjave – Serbët nuk duhet të tremben nga prezenca ime në Elbasan Arena, por nga 11 çunat e Kombëtares”, ka shkruar këngëtarja.

Ajo e ka publikuar edhe një fotografi nga shkrimet e medieve serbe. /Telegrafi/

 

http://instagram.com/p/8gTEtwNusG

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...