Riviani ka filluar ndërtimin e furgonëve që do t’i transportojnë porositë e Amazon

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Për nevojat e Amazon, do të ndërtohen 100 mijë furgonë Prime

Në mënyrë që të japë kontribut në mbrojtjen e ambientit, Amazon ka kërkuar që të vë në prodhim furgonë që mbushen me rrymë, të cilat kanë nisur të ndërtohen nga Riviani më Bazë në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Këta furgonë, do ta kenë platformën e re “scateboard”, që është përdorur te R1T dhe R1S, si dhe te furgoni katërt nga Lincoln. Por, pos këtyre të dhënave, nuk ka specifika tjera.

Megjithatë, Riviani ka shfaqur formën që do ta kenë këta furgonë, që do të jenë në tri versione, që t’i përshtaten sa më mirë pakove që do të dërgohen.

Sikurse forma që do të ketë, ashtu edhe autonomia do të ndryshojë, sepse do të ketë kapacitete të ndryshme të baterive. Gjatë dhjetë viteve të ardhshme, Riviani do t’i prodhojë 100 mijë furgonë të tillë, që do të kenë teknologji të lartë.

Të integruar në këtë furgon, është freni automatik për emergjenca, asistenti për përcjelljen e shiritit, detektori i kalimtarëve dhe njoftuesi që shikon për dritat sinjalizuese. Sikurse që pritej, brenda do të jetë asistenti digjital Alexa, që aktivizohet me zë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...