Audi S3 Sportback shfaqet i ri dizajnuar

PUBLIKUAR

Me këtë makinë sportive, Audi planifikon të rivalizojë me BMW 2 Series dhe Mercedes-AMG A-Class

Dihej se modeli A3 do t’i nënshtrohej ri dizjanimit, ndërsa pak kohë më vonë, u mësua se këtij procesi do t’i hyjë edhe S3 Sportback, transmeton Telegrafi.

Pak kohë më vonë, është parë kjo veturë, derisa po testohej në rrugë të hapur, me disa shtresa kamuflazhi.

Tani kjo veturë është shfaqur nga afër i ridizajnuar, teksa shumë pjesë i kishte të kamufluara, vetëm se shihet që është gati për prodhim në një të ardhme të afërt.

Grilli është zgjeruar në pjesën e sipërme, ndërsa është ngushtuar në pjesën e poshtme, ku zënë vend hapësirat më të mëdha për hyrjen e ajrit. Derisa, dritat janë zgjatur, duke përfshirë edhe pjesën anësore.

Në pjesën e pasme, gjithçka duket se është njëjtë, vetëm se vërehet që sistemi për nxjerrjen e gazrave është shumë më i madh, duke i mundësuar përformancë më të lartë.

Brenda kabinës, në Audi S3 Sportback, pritet të jetë sistemi i ri i infoteitmant, si dhe ekranet digjitale, njëjtë sikur në A3 të ri, që ka dalë të jenë shumë të mira. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...