Aktualisht dy persona janë duke u trajtuar në Spitalin Triemli të qytetit të Cyrihut, për të cilat nuk mund të përjashtohet se janë të prekur nga sëmundja e re e mushkërive, transmeton albinfo.ch.
Kjo është konfirmuar edhe nga menaxhmenti i spitalit të Cyrihut: “Dy persona aktualisht po ekzaminohen në Spitalin e Qytetit Triemli të cilët tregojnë shenja të infeksionit, pas një qëndrimi në Kinë. Dy personat në fjalë janë në karantinë për shkak se Coronavirusi mund të jetë shkaku i simptomave të tyre krahas patogjenëve të tjerë konvencionalë.
Spitali i Qytetit Triemli është i përgatitur mirë dhe posaçërisht ka përvojë në trajtimin e pacientëve që mund të jenë bartësit e një patogjeni të ri, të panjohur më parë.
Nga spitali thonë më tutje: “Masat e zakonshme dhe të provuara të sigurisë përdoren edhe në këtë rast. Nuk ka asnjë rrezik për pacientët e tjerë ose për punonjësit e spitalit. “


