Modelet e reja janë gjithnjë më të shtrenjta, Maserati i liroi makinat e lansuara gjatë këtij viti

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Në të njëjtën kohë, lansoi edhe një edicion special me vetëm 225 njësi

Jemi mësuar që modelet e reja të jenë më të shtrenjta, qoftë edhe nëse kanë pësuar vetëm përditësime të lehta, por njëjtë nuk ndodhë me makinat e reja që i lansoi këtë vit Maserati, transmeton Telegrafi.

Këto lirime, kanë befasuar të gjithë sepse nuk janë të lehta, por shumë të mëdha, duke mundësuar që blerësit të kursejnë në masë të madhe.

Maserati Ghilbi ka çmim fillestar prej 64,200 euro, që është për 4,900 euro më i lirë se modeli i vitit të kaluar, derisa Maserati Levante fillon nga 67,400 euro apo 2,700 euro më lirë se modeli i fundit. Për 7,400 euro, është liruar Quattroporte që kushton 91,800 euro.

Vendimi për këto lirime, është një hap shumë i guximshëm i këtij prodhuesi italian, që së fundmi i kanë rënë shumë shitjet dhe duhet të kryej ndonjë veprim për ta ndryshuar gjendjen.

Bashkë me njoftimin se do t’i lirojë në masë të madhe këto makina, Maserati njoftoi se do ta sjellë edhe një edicion special.

Raportohet se brenda dy muajsh, do të lansohet edicioni special Edizione Rebelle, që në gjuhën italiane nënkupton rebel.

Ky edicion special, është i limituar në vetëm 225 njësi, ndërsa nuk janë dhënë specifika tjera nga Maserati, se çfarë do të përmbajë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...