Alfa Romeo do ta sjellë një model misterioz për ta shënuar 110 vjetorin e themelimit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Mund të duket e habitshme, por ky prodhues italian e ka filluar prodhimin para 110 vitesh

Për të festuar këtë datë të veçantë, Alfa Romeo do ta organizojë një aktivitet në Turin të Italisë, ku nuk bëhet e ditur se çfarë do përmbajë, por se në të do të sjellë një model misterioz, transmeton Telegrafi.

Që të shënojë këtë përvjetor, më 24 qershor pritet ta prezantojë këtë model që është crossover ose coupe.

Derisa nuk dihet se cila makinë do të jetë, thuhet se ka mundësi që të jetë Alfro Romeo 8C, për të cilën punohej kohë më parë, por prodhimi saj u ndërpre përkohësisht.

Ka mundësi që të jetë edhe Alfa Romeo Tonale, për të cilën ishte thënë se do të prezantohet në Geneva Motor Show. Sipas të dhënave të deritanishme, thuhet se mund të jetë një crossover, i ndërtuar në platformën PSA, si pjesë e FCA dhe PSA.

Në kohën kur për makina SUV ka kërkesa të mëdha, ka mundësi që kjo Alfa Romeo të jetë një SUV i ndërtuar si pjesë e segmentit C ose B, ndërsa mund të lansohet pas dy vitesh.

Besohet se kjo makinë, do të jetë më shumë për të rritur shitjet e Alfa Romeo, se sa një makinë që do të kënaqte entuziastët që pëlqejnë makinë më përformancë të lartë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...