Gjërat që nuk duhet t’i bëni para se të flini

PUBLIKUAR

Shumë njerëz kanë shprehi të këqija të gjumit.

Disa i kontrollojnë vazhdimisht telefonat e mençur, disa fokusohen shumë në ndonjë libër dhe disa të tjerë thjeshtë përtojnë që të zgjohen nga shtrati dhe ta fikin dritën.

Profesori në departamentin Nuffield të Neuro-shkencës Klinike në Universitetin e Oksfordit, Colin Espie, ka treguar cilave gjëra duhet shmangur para se të flini, shkruan independent.co.uk, transmeton Klan Kosova.

“Çdo aktivitet që do t’i shkaktonte një individi rritje të nivelit të stresit, mund të ndikojë negativisht në gjumin e natës”.

Ekspertët kanë paralajmëruar se përdorimi i telefonit të mençur mund ta mashtrojë trurin dhe ta bëjë atë që t’i shmanget orarit të gjumit.

“Është e rëndësishme që t’i shmangemi përdorimit të teknologjisë së paku një orë e gjysmë para kohës së gjumit”.

“Gjithashtu është me rëndësi që t’i fikim të gjitha pajisjet elektronike si televizori apo radio në dhomën e gjumit”.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...