Kia Telluride vjen me përditësime që e fuqizojnë për të gjitha terrenet

PUBLIKUAR

Punonjësi i paemëruar në Kia, ka bërë të ditur, se në cilën pjesë të Telluride do të ketë ndryshime

Javën e kaluar, është thënë se Kia Telluride vjen me përditësime, që do të fokusohen kryesisht në pjesën e poshtme të makinës, rrota të reja dhe përmirësimin e pjesëve tjera, transmeton Telegrafi.

Motor 1 raporton se në këtë makinë, do të shtohet X-Line në vlerë të 1,500 eurove, që përfshinë ndryshimin e tërësishëm e pjesës së poshtme.

Fuqizimin dhe mbrojtjen e platformës së poshtme nga goditjet e mundshme, si dhe depërtimi i ujit. Këto të dhëna, janë bërë të ditura në bazë të një punonjësi të paemëruar që punon në Kia.

Ndryshimi i pjesës së poshtme, e fuqizojnë këtë makinë për të gjitha terrenet, ndërsa vendosja e rrotave më të mëdha, që mund të arrijnë deri në 20 inç, ia lehtësojnë shumë lëvizjen.

Kjo makinë, konsiderohet më shumë për vozitje të përditshme, derisa me përditësimet e fundit, bëhet edhe për shëtitje në terrene të vështira malore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...