Genesis sjellë makinën e parë SUV, e fuqishme dhe me dizajn shumë të mirë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Me GV80, Genesis ka hyrë zyrtarisht në tregun e makinave SUV

Për një kohë të gjatë, Genesis ka paralajmëruar se do të sjellë makinën e parë SUV, ndërsa tani e ka shfaqur modelin GV80, tërësisht të ri, transmeton Telegrafi.

Dukja e jashtme dhe e brendshme e kësaj makine, ka dizajn shumë të mirë, që i pëket gjuhës së re dizajnuese Athletic Elegance, që ka një grill masiv si dhe drita të drejta horizontale.

Nëpërmjet kësaj makine, që ka dukje shumë moderne, Genesis ka dashur të rivalizojë me modelet e ngjajshme si BMW X5. Sikurse BMW X5 dhe Audi Q7 edhe Genesis GV80, do të ofrohet me dy dhe tri rradhë ulësesh.

Fuqia e kësaj makine është shumë e lartë, pasi motori me 3.0 litra prodhon 278 kuaj fuqi, si dhe versioni me 3.5 litra që prodhon 304 kuaj fuqi.

Shitja e Genesis GV80 do të fillojë në fund të muaj, ndërsa para se të ndodhë kjo, pritet të mësohet se sa do të kushtojë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...