80 persona të vrarë nga sulmi iranian në bazat amerikane

PUBLIKUAR

Televizioni shtetëror iranian pretendon se të paktën 80 njerëz janë vrarë në sulmin ndaj objektivave amerikane.

Sipas të njëjtave raportime, thuhet se 22 raketa janë hedhur në dy baza amerikane por katër prej tyre nuk kanë shpërthyer, përcjell lajmi.net.

Nuk kishte ushtarë irakenë të vrarë e as të plagosur nga ky sulm.

Po ashtu, Norvegjia dhe Danimarka, thanë se asnjë person nga personeli i tyre nuk është lënduar në këtë sulm.

Sulmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë amerikanë, mirëpo asnjë nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për persona të plagosur ose të vrarë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha që Trump ishte informuar pas sulmit dhe se situata u monitorua nga afër. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...