E konfirmojnë shkencëtarët amerikanë: Agjërimi është dieta më e mirë për një jetë të gjatë

PUBLIKUAR

Një jetë e gjatë dhe e shëndetshme vështirë se mund të arrihet pa një dietë të shëndetshme e të balancuar mirë.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja kanë zbuluar se ajo se sa herë një person ushqehet brenda dite sjell më së shumti përfitime, transmeton Telegrafi.

Dr. Mark Matttson, profesor i neuroshkencës në një universitet të Amerikës, ka treguar se agjërimi me intervale të çrregullta (intermittent fasting) mund të jetë sekreti për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Ky lloj i agjërimit është një lloj diete ku keni të drejtë të hani vetëm në periudha të caktuara të ditës.

P.sh. ju e keni një kornizë kohore prej 6 orëve ose 8 orëve në ditë gjatë së cilës keni drejt të ushqeheni.

Dr Mattson thotë se proceset që zhvillohen përmes kësaj diete e përmirësojnë rregullimin e sheqerit në gjak, e rrisin rezistencën ndaj stresit, e zvogëlojnë inflamacionin, etj.

Dëshmitë shkencore tregojnë se agjërimi me intervale të çrregullta e ulë edhe rrezikun e obezitetit dhe diabetit.

Veç kësaj, ky lloj i agjërimit e përmirëson edhe shëndetin e trurit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...