Shkencëtarët: Konsumimi i përditshëm i shampanjës e parandalon demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit

PUBLIKUAR

Jo se kemi nevojë për një arsyetim ekstra që ta konsumojmë edhe një pije tjetër në këtë kohë të vitit, por shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i tri gotave shampanjë në ditë ndihmon në parandalimin e demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Siç duket, përbërësit e rrushit të zi që përdoren për ta krijuar shampanjën, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të trurit dhe përforcimin e memories, transmeton Telegrafi.

Profesori Jeremy Spencer, një nga shkencëtarët e përfshirë në eksperimentin e Universitetit Reading, ka treguar se rezultatet janë dramatike!

Eksperimentet kanë përfshirë minj dhe sipas Spencer, ato eksperimente ilustrojnë për herë të parë se konsumimi modest i shampanjës ka potencialin të ndikojë në funksionin e aftësive njohëse, siç është kujtesa.

Shkencëtarët shpresojnë t’i vazhdojnë testimet, duke filluar ta testojnë shampanjën edhe te penzionerët.

Ndërsa një zyrtar i Shoqatës së Alzheimerit ka thënë se rezultatet janë interesante, por se duhet të bëhen më shumë hulumtime. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...