Tri lloje kafjalli të cilat duhet t’i shmangni

PUBLIKUAR

Kafjalli është racioni më i shëndetshëm i ditës. Me të nxisin organizmin dhe e përgatisim për orët e lodhshme të cilat janë para nesh

Nëse dëshironi që të filloni ditën në mënyrën më të drejtë dhe trupit tuaj t’i ofroni energjinë e nevojshme, ju nevojiten t’i shmangni këto tri kafjalle zakonisht shumë të shpeshta, transmeton Telegrafi.

1. Lëngjet e pemëve dhe jogurtin

Edhe pse në to shkruan që janë qind për qind natyrale, lëngjet e blera në dyqane janë plot sheqer dhe aditiv. Pija e këtillë në çast do t’ju japë energji, mirëpo shumë shpejt edhe do t’jua marrë energjinë.

Gjithashtu, lëngjet e blera nuk kanë vlerë të madhe nutritive. Më mirë zgjidhni pemën e cila përmban edhe fibra të nevojshme për rregullimin e metabolizmit. Njësoj vlen edhe për jogurtët e pemëve.

2. Produktet e furrës

Pjekurinat dhe krofnet të cilat i blejmë në furra janë shumë të shijshme, mirëpo produktet e këtilla shpesh përmbajnë sasi të mëdha aditivësh, kripe dhe sheqeri, gjë që nuk është kombinim i mirë për fillim të ditës.

Pjekurinat e njelmëta ndalin ujin në organizëm, ndërkaq petët e brumit janë të yndyrshme dhe vështirë treten. Veç kësaj, këto pjekurina nuk kanë vlera të mjaftueshme nutritive, të cilat organizmit tuaj i janë shumë të nevojshme për punë normale.

3. Kafjalli i yndyrshëm dhe i fortë

Edhe një kafjall që duhet eliminuar, nënkupton ushqimin e yndyrshëm, të rëndë dhe kalorik siç janë vezët e fërguara me proshutë, sandviç me sallam dhe majonezë dhe me lyerje të ngjashme. Vetëm nëse nuk punoni punë të rëndë fizike, ky kafjall trupit tuaj nuk i nevojitet dhe organizmit do t’i nevojitet një kohë e gjatë që ta tretë.

Sasi të mëdha të yndyrave të pashëndetshme do të përfundojnë në formë të indeve yndyrore, ndërkaq organizmi juaj nuk do t’i marrë të gjitha vitaminat, mineralet dhe fibrat të cilat i nevojiten. Nëse doni në mëngjes të hani vezë, më së miri do të jetë që të hani vezë të ziera me një fetë bukë integrale dhe një gotë çaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...