Serbia shpërblen me pozita funksionarët e Listës Serbe

PUBLIKUAR

Gjatë muajve të fundit, Qeveria e Serbisë ka miratuar një numër vendimesh përmes së cilave ka emëruar funksionarë të Listës Serbe dhe figura jopartiake në një ose më shumë pozicione në sistemin serb.

Shumica e të emëruarve të kësaj liste tashmë kryejnë funksione edhe në sistemin e Kosovës.

Këto emërime u miratuan në seancën e qeverisë serbe më 21 nëntor.

Me këtë rast, Kryetari i Mitrovicës së Veriut njëherësh kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq, Kryetari i Komunës së Graçanicës, Sërxhan Popoviq, ish-Ministri i Administratës dhe Pushtetit lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq si dhe nënkryetarja e Listës Serbe, Vinka Radosavljeviq kanë marrë pozita në Këshillin e Universitetit paralel të Prishtinës, transmeton Klan Kosova.

Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq, i cili u “shpërblye” nga Serbia  është dënuar ditë më parë nga autoritetet kosovare me dy vjet burgim për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Deputeti i zgjedhur Aleksandar Martinoviq dhe profesori Milan Milisavljeviq u emëruan në Këshillin e Universitetit paralel të Prishtinës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...