Të gjitha syzet në kornizë kanë një sërë numrash: Pakkush e di se çfarë domethënie kanë ata numra – janë shumë të dobishëm!

PUBLIKUAR

Nuk i kanë stampuar aty vetëm sa për të qenë, ndërkaq pak njerëz e dinë këtë!

A i keni shikuar ndonjëherë numrat në kornizën e syzeve?

Shumica e njerëzve të cilët bartin syze zakonisht mendojnë që këta numra të stampuar anash në korniza kanë lidhje me shenjat e vetë modelit të syzeve, gjë që nuk është fare e saktë, transmeton Telegrafi.

Pak njerëz e dinë për çfarë vërtet shërbejnë ato shifra, por të cilat e bëjnë shumë më të lehtë blerjen e syzeve, sepse ato shifra në të vërtetë shënojnë madhësinë!

Fjala vjen, në model qëndrojnë shifrat 54-16-140. Ato do të thonë kështu, ndërkaq kanë për qëllim që të gjitha madhësitë janë në milimetra:

54 – Është madhësia e syrit e cila zakonisht sillet nga 400 mm deri në 62 mm.

16 – Është gjerësia e rrënjës së hundës. Zakonisht kjo shifër sillet nga 14 deri në 24 mm.

140 – është gjatësia e tëmblit, por e cila zakonisht sillet nga 120 deri në 150 mm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...