Besohet që është më e shëndetshmja në botë, rrallëkush e ha: Ky artikull shëron çdo gjë, nga zemra deri te flokët e dobëta!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Mund të konsumohet si lëng apo të aplikohet si kompresë

Rrika e egër (Nasturtium officinale) ka qenë shumë shpesh bimë e harruar për të cilën ekspertët besojnë që është më e shëndetshmja në botë, transmeton Telegrafi.

Fjala është për perime, e cila përmban vitamina të shumta esenciale dhe minerale. Nëse është për t’u besuar hulumtimeve, kjo bimë përmban hekur më shumë sesa spinaqi dhe më shumë vitaminë C se çdo agrum.

Pos këtyre materieve ushqyese, kjo perime ka edhe cilësi të shumta shëruese.

Në të vërtetë, sipas një studimi të paradokohshëm, është vërtetuar që rrika e egër ndërpret dhe zvogëlon stresin oksidues, por gjithashtu edhe pastron gjakun, shton apetitin dhe pastron trupin nga toksina.

Shumica e njerëzve e pinë lëngun e kësaj bime shumë shpesh, ndërsa rekomandohet edhe pirja e këtij lëngu të tëholluar me ujë në përpjesëtim 1:5.

Doza e rekomanduar është një gotë në çdo disa ditë, jo më shumë, sepse mund të shkaktohen efekte anësore.

Lëngu i rrikës së egër mund të aplikohet edhe lokalisht (nga jashtë) për shërimin e cilësdo gjendjeje të lëkurës dhe të flokëve.

Vetëm fërkoni lëngun në zonat e përfshira apo përdorni lëngun në formë komprese dhe përfundimisht mund të zgjidhni problemin me humbjen e flokëve dhe shumë probleme të lëkurës.

Për kompresë nga lakërishta thyeni disa fletë të kësaj bime dhe përzieni me alkool, pastaj qiteni tretjen në zonat e sulmuara dhe mbështillni me fashë. Lëreni kompresën disa orë, pastaj hiqeni dhe lani zonat me ujë të ftohtë.

Gjithashtu, lëngu i lakërishtës mund të ndihmojë që të ndërpresë rritjen e tumorit dhe metastazën, ndërsa disa ekspertë theksojnë që ka forcë të pengojë probleme të shumta kardiovaskulare dhe të ndërpresë përhapjen e kancerit të gjirit. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...