Mercedes ka shfaqur nëpërmjet Instagramit, se si modeli i ri X-Class lëvizte nëpër terrene të ndryshme të Shqipërisë

PUBLIKUAR

Terrenet e ndryshme në zona të ndryshme të Shqipërisë, kanë qenë destinacioni që ka zgjedhur Mercedes, për ta shfaqur modelin e ri X-Class.

Krahas kësaj makine që e ka edhe mundësinë për bartjen e mallrave, shihen bukuritë e shumta natyrore që ka Shqipëria, nga bregdeti deri në male, derisa ndodhet në kushte të ndryshme atmosferike, transmeton Telegrafi.

“Tani është koha për udhëtim, të shkojmë në Spanjë apo në Shqipëri”, ishte shënimi i imazhit, që u shpërnda në llogarinë e Instagramit.

Pasi që u bë e ditur se në cilin shtetet po udhëtohet, pamjet e tregonin këtë model për të gjitha terrenet, që nuk  ka problem hyrjen në ujë të thellë në bregdet apo lumenj.

Në të njëjtën kohë, vazhdonte të lëvizte edhe nëpër shtigje të thepisura, me sistemin e ngritur të pezullimit dhe rrotat e mëdha. /Telegrafi/

Volume 90%

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...