Dy gjërat që nuk duhet t’ua thoni personave me depresion

PUBLIKUAR

Depresioni është sëmundje e cila i prek vetëm në Amerikë mbi 15 milionë të rritur.

Kjo sëmundje shpeshherë ndërvepron edhe me faktorë tjerë, siç është stresi, faktorët kulturor e socio-ekonomik, abuzimi, traumat, etj., transmeton Telegrafi.

Por, në mënyrë që t’u ndihmoni personave që vuajnë nga depresioni, është e rëndësishme t’i shmangni disa komente në drejtim të tyre.

Më poshtë i keni dy gjërat të cilat asnjëherë nuk duhet t’ua thoni personave që vuajnë nga depresioni.

“Pse thjesht nuk bëhesh i/e lumtur?”

Depresioni e nxitë mendjen tuaj që të përqendrohet në negativitet dhe pikëllim. Nuk ka ndonjë shërim të shpejtë dhe nuk është në rregull t’u thoni personave që vuajnë nga kjo sëmundje të përqendrohen vetëm në lumturi sepse e kanë të vështirë apo të pamundur.

“Mos përdor terapi apo ilaçe”

Personat me depresion shpeshherë janë të tmerruar të kërkojnë ndihmën për shkak të stigmës së sëmundjeve mendore dhe perceptimit të mungesës së vet-kontrollit.

Është e rëndësishme që personave të tillë t’u dilni në ndihmë duke i inkurajuar ta marrin ndihmën e duhur, qoftë kjo edhe përmes terapive apo ilaçeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...