Ushqimi i cili ia kthen balancën gjëndrës tiroide: Katër super artikuj të cilët mbrojnë trupin nga sëmundja

PUBLIKUAR

Funksionimi normal i gjëndrës tiroide është i domosdoshëm për shëndetin e gjithë organizmit

Ky është ushqimi i cili këtë gjëndër të rëndësishme do ta kthejë në ekuilibër! – transmeton Telegrafi.

Perimet që kanë formën e lakrave (lakra, lakra e kuqe, lulelakra, lakra me gjethe, brokoli, rrepa e ëmbël) me marinim dhe zierje të shkurtër në zjarr mesatar në sasi të vogël uji dhe më pak se 10 minuta nuk do të humbin enzimat e domosdoshme për luftë kundër sëmundjes së gjëndrës tiroide, transmeton Telegrafi.

Poashtu, edhe me absorbimin e mirë të glukozinolateve në gjak, karbohidratet do të mund të treten më lehtë, ndërkaq do të zvogëlohet edhe prania e goitrogjeneve.

Arra braziliane është e pasur me selen, ndërkaq ky mineral esencial mbron gjëndrën tiroide nga dëmtimet. Nëse hamë vetëm tri arra braziliane në ditë, do të fusim mjaft selen në organizëm.

Algat janë burim i shkëlqyeshëm natyral i mineraleve,duke përfshirë edhe jodin i cili është kyç për punën e drejtë të gjëndrës tiroide.

Perimet me fletë të gjelbra janë të pasura me klorofil, i cili është i rëndësishëm për gjithë shëndetin, mirëpo edhe për shëndetin e gjëndrës tiroide, sepse për vete lidh toksinat, të cilat pengojnë punën e drejtë të kësaj gjëndre të rëndësishme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...