QKUK në gatishmëri që të ofrojë ndihmë me ekipet mjekësore në Shqipëri

PUBLIKUAR

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu ka njoftuar se janë në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë për të prekurit pas tërmeteve që kanë goditur sot në orët e para të mëngjesit Shqipërinë, raporton Gazeta Express.

Sejdiu ka shkruar se ka kontaktuar drejtorin e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës dhe drejtoreshën e Spitalit të Durrësit për t’iu shprehur gatishmërinë për ndihmë.

Sejdiu ka thënë po ashtu se gjatë bisedës ata i kanë konfirmuar se për momentin nuk kanë nevojë për ndihmë nga ekipet mjekësore dhe se do të mbesin në kontakt.

Postimi i plotë i Sejdiut:

Shqipëria u godit nga tërmete të njëpasnjëshme mëngjesin e sotëm, kurse ai më i fuqishmi ishte rreth orës 4 të mëngjesit me një magnitudë prej 6.3 shkallës të rihterit.

Sipas informacioneve zyrtare, deri në orën 13:00, si pasojë e një serie tërmetesh që e kanë goditur Shqipërinë, kanë mbetur të vdekur 13 persona, ndërkohë dyshohet edhe për trupa të tjerë të pajetë që kanë mbetur nën rrënoja.

Disa persona ndërkohë janë shpëtuar nga forcat e mëdha të specializuara të cilët po bëjnë kërkime nën rrënojat e ndërtesave, e numri i të lënduarve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka shkuar mbi 700./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...