Presidenti i PE reagon për tërmetet në Shqipëri: Evropa është me ju

PUBLIKUAR

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka reaguar për situatën e krijuar në Shqipëri pas një serie tërmetesh këto tre ditët e fundit. Pasi jep mbështetje për të gjithë shqiptarët, Sassoli thekson se Evropa është gati të ndihmojë në rikonstruksioin e dëmeve që shkaktuan tërmetet.

“Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me qytetarët shqiptarë. Mendimet tona janë te ata që janë plagosur apo kanë humbur shtëpitë. Evropa është gati të ndihmojë në rimëkëmbjet dhe rikonstruksionet”, shkruan presidenti i PE-së, raporton Tch.

Mesazhe mbështetëse dhe ndihma janë ofruar për Shqipërinë edhe nga institucionet e tjera të BE-së, si dhe nga disa shtete evropiane.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...