Aeroplani përplaset në një autostradë në SHBA, lëndohen tre persona – kalimtari i rastit filmon momentin rrëqethës

PUBLIKUAR

Një aeroplan i vogël që është përplasur në një autostradë në Utah të SHBA-ve, kishte bërë një aterrim emergjent në po të njëjtën autostradë gjatë vitit të kaluar.

Zëdhënësi i Administratës së Aviacionit Civil, Allen Kenitzer, ka bërë të ditur se aeroplani me një motor është përplasur në një billboard në afërsi të aeroportit Ogden-Hinckley, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq piloti që gjendej brenda aeroplanit së bashku me një student që e mësonte të pilotonte si dhe një kalimtar rasti, kanë pësuar lëndime trupore si rezultat i përplasjes.

Por, ajo çfarë bëri bujë më të madhe është fakti se shoferi i një veture që brenda kishte të vendosur një kamerë, ka arritur ta kap momentin kur fluturakja u përplas në autostradë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...