Kolumbia mbyll kufijtë për shkak të trazirave

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Qeveria e Kolumbisë e ka publikuar planin për mbyllje të kufijve me shtetet e tjera. Ky plan është pjesë e një vargu masash kundër protestave dhe grevave masive që janë planifikuar për këtë javë.

Dhjetëra mijëra persona pritet të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për të enjten kundër qeverisë djathtiste të Ivan Duque-s, popullariteti i të cilit është lëkundur vazhdimisht që nga ardhja në pushtet në gusht të këtij viti.

Këto protesta janë pjesë e një krize politike që i ka përfshirë edhe shtetet e tjera të Amerikës Jugore. Protestat kundër qeverisë në Kili kanë zgjatur më shumë se një muaj. Bolivia ende po i vuan pasojat e rrëzimit të presidentit Evo Morales. Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, u detyrua ta tërheqë vendimin për masa shtrënguese, ndërsa Venezuela ende është e zhytur në kolaps ekonomik dhe dhunë politike.

Qeveria kolumbiane të hënën i futi në fuqi disa masa për kontrollimin e pakënaqësisë së qytetarëve, përfshirë vendosjen e orës policore dhe ndalimin e shitjes së alkoolit. Për më tepër, kufijtë e vendit do të jenë të mbyllur deri të premten në mëngjes.

Të martën, policia i bastisi 27 shtëpi të njerëzve të dyshuar për organizimin e protestave kundër qeverisë.

Këto protesta kanë nisur për disa arsye, përfshirë procesin e ngadalshëm të paqes me rebelët dhe vrasjet e liderëve indogjenë dhe aktivistëve lokalë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...