Dimër i parakohshëm në ShBA, bora shkakton viktima dhe anulim fluturimesh

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Masat e ftohta të ajrit, të ardhura nga Arktiku, janë sjellë temperatura shumë të ulëta dhe reshje të mëdha të borës në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Rekordi i temperaturës më të ulët për këtë periudhë të vitit u shënua në Kansas dhe Illinois. Parashikuesit e motit thanë se gjatë javës mund të thyhen edhe disa rekorde të tjera.

Katër persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku të shkaktuara nga moti i lig dhe më shumë se një mijë fluturime janë anuluar. Në disa zona është ndërprerë edhe procesi mësimor.

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se masat e ftohta të ajrit e kanë prejardhjen nga Siberia dhe do të mbizotërojnë në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara.

Rekordi i temperaturës së ulët për pjesën e parë të nëntorit u shënua në disa qytete në Kansas. Temperatura më e ulët u shënua në Garden City, ku treguesi i termometrit zbriti në -18 gradë.

Reshje të rralla të borës janë shënuar edhe në qytetin Brownsville të Teksasit, afër kufirit me Meksikën. Meteorologu Kevin Birk tha se këto temperatura janë më të zakonshme për mesin e janarit, sesa për mesin e nëntorit.

Zyrtarët njoftuan se një vajzë 8-vjeçare vdiq pasi u godit nga një kamion që e humbi kontrollin në një rrugë me ngrica. Në Michigan, tre persona e humbën jetën në një aksident që besohet se u shkaktuar gjithashtu nga ngricat në rrugë. Ky shtet është përfshirë nga reshjet e mëdha të borës, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Expres

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...