Ushqimet e zakonshme që ju shkaktojnë probleme me veshka

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Veshkat luajnë rol shumë të rëndësishëm në trup – ato janë përgjegjëse për largimin e mbetjeve përmes urinës, për prodhimin e hormoneve dhe për filtrimin e toksinave dhe lëngjeve të tepërta nga gjaku.

Këto janë vetëm disa prej arsyeve se përse është e rëndësishme të kujdeseni për veshkat dhe t’i mbani të shëndetshme, transmeton Telegrafi.

Fatkeqësisht, disa ushqime mund t’i dëmtojnë ato dhe të ndikojnë në funksionimin e tyre.

Më poshtë e keni një listë me ushqimet më të zakonshme që mund t’jua dëmtojnë veshkat, sipas Bright Side.

Avokadot

Ndonëse avokadot janë të popullarizuara dhe lavdërohen për vlerat ushqyese, konsumimi i tepërt i tyre mund të jetë i rrezikshëm për veshkat, e posaçërisht nëse vuani nga ndonjë sëmundje e veshkave.

Dhe arsyeja për këtë është se pema ka nivel shumë të lartë të kaliumit.

Trupat tonë kanë nevojë për këtë mineral, por sasitë e tepërta të kaliumit në gjak mund të shkaktojnë probleme serioze, siç janë ngërçet dhe rrahjet e çrregullta të zemrës.

Mishrat

Konsumimi i tepërt i mishit gjithashtu mund të shkaktojë probleme të veshkave sepse proteinat e kafshëve mund të jenë të vështira për t’u përpunuar, duke e bërë pengesë për veshkat procesin e eliminimit të mbetjeve.

Një dietë e pasur me proteina të kafshëve mund të shpie edhe në zhvillimin e gurëve në veshka.

Mishi ka edhe sasi të larta të purinës, e cila e stimulon prodhimin e acidit urik, e që është një prej shkaktarëve kryesorë të gurëve në veshka.

Kripa

Një dietë e shëndetshme nuk duhet të përfshijë më shumë se 2300mg sodium në ditë (rreth një lugë çaji).

Nëse e teproni me kripë, veshkat duhet të punojnë më shumë për ta eliminuar sodiumin e tepërt, ndërkaq shkaktohet edhe shtypja e lartë e gjakut.

Bananet

Nëse dyshoni se keni probleme me veshka, ushqimi i shëndetshëm është esencial.

Kjo nënkupton t’i kufizoni edhe disa ushqime, siç janë bananet, sepse kanë sasi të larta të kaliumit, e që mund të jenë të dëmshme për ata të cilëve nuk u funksionojnë veshkat mirë.

Një i rritur nuk duhet t’i konsumojë më shumë se 4,700mg kalium në ditë, ndërkaq një banane e vetme i përmban 537 mg.

Produktet e bulmetit

Ndonëse produktet e bulmetit janë të pasuar me vitamina dhe vlera ushqyese, sasitë e tepërta të jogurtit, qumështit dhe djathit mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa dobi.

Krejt kjo ndodh për shkak të sasisë së lartë të fosforit që gjendet në këto ushqime e i cili u shkakton stres veshkave.

Portokalli dhe lëngu i portokallit

Pavarësisht se portokajtë dhe lëngu i portokallit kanë pak kalori dhe janë të pasura me vitaminë C, ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta të kaliumit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...