Nutricionistët paralajmërojnë: Shmangni spinaqin jashtë sezonit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Spinaqi nga serrat është i varfëruar nga nutrienët, ndërkaq përmban edhe sasi të shtuar kimikatesh të domosdoshme për rritje

Edhe pse gjatë gjithë vitit mund t’i gjejmë pothuajse të gjitha llojet e perimeve të freskëta, disa do të duhej shmangur jashtë sezonit, transmeton Telegrafi

Kjo posaçërisht ka të bëjë me spinaqin nga serrat, i cili është i varfëruar nga nutrienët, ndërkaq përmban sasi të mëdha kimikatesh të domosdoshme për rritje, paralajmërojnë nutricionistët.

Për këtë shkak, në vjeshtë dhe në dimër mos e konsumoni në sasi të mëdha, edhe pse konsiderohet “mbret i perimeve”.

Në mbretërinë e tij të pasur me vitaminat A, B1, B2 dhe C, si edhe me minerale (magnez, hekur, kalium, kalcium, natrium, fosfor, bakër, zink, jod, kobalt dhe mangan), duhet qëndruar në pranverë.

Spinaqi është artikull me kalori të ulët, i cili mund të hahet në sasi të pakufizuara. Për shkak të thartirës oksale nuk bën ta konsumojnë vetëm personat me veshka të sëmura.

Më mirë është ta gatuani në qumësht dhe ta kombinoni me produkte qumështi, kurrsesi me vezë, sepse spinaqi vështirëson zbërthimin e hekurit nga vezët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...