A ju ndihmon dushi i nxehtë të digjni më shumë kalori?

PUBLIKUAR

Merreni rosën e plastikes dhe zhytuni në vaskën e nxehtë me flluska për të djegur më shumë kalori.

Një studim i kryer nga universiteti Loughborough ka zbuluar se është i vërtetë fakti që dushi i nxehtë jua rritë shkallën metabolike, transmeton Telegrafi.

Me rritjen e temperaturave, zemra duhet të pompojë më shumë për të dërguar gjak në lëkurë në mënyrë që të qëndroj e freskët.

Përveç kësaj, edhe trupi shfrytëzon proteina të veçanta të cilat provojnë ta zvogëlojnë dëmin që i shkaktohet qelizave nga temperaturat e larta.

Megjithatë, kjo është një mënyrë e ngadaltë për të humbur peshë.

Një orë në dush të nxehtë i djegë 61 kcal më shumë sesa kur qëndroni ulur.

Nëse atë orë e shpenzoni duke bërë diçka më aktive, ju do të digjni më shumë kalori.

P.sh. me një ecje 15 minutëshe ju e digjni të njëjtën sasi të kalorive sa e digjni për 1 orë në dush. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...