Hani më pak që të jetoni më shumë

PUBLIKUAR

“Nëse hani më pak, do të jetoni më gjatë”, ky është thelbi i një kërkimi shkencor shumë të rëndësishëm, të bërë nga biologu Austo Kroemer, i cili sapo ka fituar çmimin “Lombardia Ricerca”.

Me një vlerësim të promovuar nga rajoni i Lombardisë, që i siguroi atij një çek prej një milion eurosh, ky shkencëtar ka arritur të bëjë një nga zbulimet më të rëndësishme të kohëve të fundit.

Studimi i tij ka ardhur në një përfundim të thjeshtë sipas së cilit, kur i fusim më pak kalori trupit tonë, ndodh natyrshëm fenomeni natyror i autofagisë, në të cilin qelizat e organizmit i “hanë” elementet e dëmshme në trup.

Rezultati i këtij fenomeni është një lloj vetë-riparimi spontan i trupit, i cili bën të mundur zgjatjen e jetës.

Reduktimi i kalorive dhe ushqimeve, që fusim në trup është shumë i rëndësishëm edhe për parandalimin e shumë sëmundjeve të zemrës dhe  sëmundjeve të tjera, të lidhura me nivelin e lartë të kolesterinës në gjak. /Express

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...