Së shpejti do të mund të shërohet forma më vdekjeprurëse e kancerit të gjirit

PUBLIKUAR

Për gratë, të cilat vuajnë nga forma trefishe e kancerit të gjirit, e cila është forma më e rëndë e këtij lloji të kancerit, tanimë ka një shpresë, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Kjo formë e kancerit është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse të ditëve të sotme. Vetëm 77% e njerëzve, mund të mbijetojnë më shumë se 5 vite pas diagnostikimit.

Së fundmi, doktorët britanikë me anë të një studimi, kanë thënë se disa terapi, në formë të tabletave, që kanë për qëllim aktivizimin e sistemit imunitar, janë aprovuar dhe mund të dalin në treg shumë shpejtë.

Sipas studimeve, gratë duhet të përdorin një lloj te medikamenteve, paralelisht me kimioterapinë. Një nga gratë e para në Britaninë e Madhe, të trajtuara me këtë metodë është një 45- vjeçare, e cila ka thënë se ndihet shumë më mirë, dhe rezultat e analizave mjekësore kanë treguar se tumori është zvogëluar dukshëm.

Shkencëtaret janë të bindur, se kjo metodë do të jetë shumë efektive në trajtimin e këtij lloji të kancerit dhe se shumë shpejtë, të gjithë personat e diagnostikuar do të kenë mundësi të trajtohen me të. /Express

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...