Zbulim impresionues: Shkencëtarët kanë bërë thjerrëza të cilat me dridhje syri mund të qartësojnë imazhin!

PUBLIKUAR

Mbase së shpejti do të mundemi të kemi thjerrëza të këtilla

A do të kishit besuar sikur t’ju kishim thënë që janë punuar thjerrëza të cilat me ndihmën e një dridhjeje syri mund të qartësojnë atë që gjendet para nesh?

Për këtë zbulim impresionues meritën e kanë shkencëtarët nga San Diego.

Ata kanë bërë thjerrëza të buta biomimetike, të cilat mund të kontrollojnë sinjalin elektrookulografik.

Kjo do të thotë që reagojnë në lëvizje të syrit, andaj kështu është e mundur që me dridhje syri apo me shikim anash të qartësojë apo të mprehin imazhin.

Ky projekt tani për tani është në fazë testuese, mirëpo krijuesit e kësaj arritjeje të pabesueshme shpresojnë që së shpejti ta perfeksionojnë projektin dhe që të jetë e mundshme të blihen thjerrëza të këtilla. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...