Tërmeti i fuqishëm godet Iranin, shumë shtëpi, ndërtesa e objekte afariste shkatërrohen – humbin jetën 6 persona e 300 tjerë lëndohen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Një tërmet i fuqishëm prej 5.9 magnitudë ka goditur mbrëmë pjesën veriperëndimore të Iranit, duke bërë që gjashtë persona të humbin jetën dhe të lëndohen më shumë se 300 tjerë, raportojnë mediat iraniane.

Tërmeti është përcjell nga më shumë se 60 dridhje të fuqishme, duke krijuar një situatë kaotike në mesin e qytetarëve të shumtë, që vraponin në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes, transmeton Telegrafi.

Bilall Kasami i Lëvizjes Besa flet për politikën dhe emocionalen

“Ekipet e shpëtimit dhe helikopterë të shumtë kanë dalë në terren, derisa spitalet janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar të lënduarit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga qeveria iraniane.

Shefi i ekipeve emergjente ka njoftuar se gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 345 tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Në anën tjetër instituti amerikan i gjeologjisë, ka pranuar se dridhjet kanë ndodhur në ora 2:17 të mëngjesit rreth 83 kilometra në jugperëndim të Ardabilit. Dridhjet janë ndjerë në shumicën e qyteteve të Iranit.

Video të shumta amatore të publikuara në internet dhe televizionet lokale shfaqin dëmet materiale, ndërtesa të shumta të shkatërruara plotësisht, objekte afariste dhe shkolla. Madje disa kanë kapur momentin e dridhjes së parë, ku brenda ambientit të një shtëpie private lëvizte gjithçka. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...