Audi shfaq për herë të parë modelin R8 V10 RWD, me të cilin rivalizon makinat nga AMG

PUBLIKUAR

Modeli që është shumë më i avancuar se modeli i tanishëm, do të lansohet gjatë vitit që vjen

Nga linja e prodhimit të R8, ka pasur gjithmonë makina shumë të mira, që kanë treguar me kohë se janë të fuqishme dhe të qëndrueshme, transmeton Telegrafi.

Vitin e kaluar, Audi e lansoi versionin R8 RWS, derisa për të rivalizuar makinat nga Mercedes-AMG, është krijuar edhe R8 V10 RWD.

Kjo është hera e parë, që shfaqet ky model që nën kapak e ka motorin e njëjtë 5.2 që të u treguar shumë i përshtatshëm. Motori prodhon 533 kuaj fuqi, të cilat i dërgon nëpër të katër rrotat nëpërmjet shtatë shpejtësive automatike.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, Coupe mund ta zë për 3.7 sekonda, derisa versioni Spyder për 3.8 sekonda. Derisa Coupe ka shpejtësi maksimale deri në 320 kilometra në orë, Spyder arrin deri në 318 kilometra në orë.

Luksi nuk mungon në brendinë e kësaj makine, që ka ulëse të mbuluara nga lëkura, ndërsa me të njëjtin material janë mbështjellë edhe pjesët anësore.

Bëhet e ditur se Audi R8 V10 RWD lansohet gjatë vitit që vjen, por nuk është bërë e ditur se sa do të kushtojë, ndërsa pritet që të kushtojë rreth 22,500 sa modeli R8 RWS. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...