Gjërat që i ndodhin trupit nëse i hani 4 bajame çdo ditë

PUBLIKUAR

Jo vetëm se janë të shijshme, por bajamet janë edhe shumë të shëndetshme.

Ato përmbajnë shumë vitamina dhe elemente tjera të cilat na nevojiten për të qenë të shëndetshëm dhe të bukur, transmeton Telegrafi.

Bright Side i sjell disa prej ndryshimeve pozitive që i ndodhin trupit nëse i konsumoni ato çdo ditë.

Zvogëlohet kolesteroli

Bajamet janë në mesin e pesë produkteve më efektive për zvogëlimin e kolesterolit të keq.

Nëse veç e keni shumë lartë nivelin e kolesterolit, mundohuni t’i konsumoni 20-30 bajame në ditë.

Për flokë të shëndetshme

Bajamet i përmbajnë pothuajse të gjitha mineralet dhe vitaminat që nevojiten për ta përmirësuar rritjen e flokëve dhe për t’i forcuar ato.

Magnezi dhe zinku e stimulojnë rritjen e flokëve, vitamina E i bën më të fortë dhe vitamina B ua jep flokëve shkëlqimin.

Parandalimi i sëmundjeve të zemrës

Antioksidantët, yndyrat e shëndetshme, magnezi dhe vitaminat e mineralet tjera që gjenden në bajame ndihmojnë për shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut.

Parandaloni rrudhat

Bajamet janë të mbushura me magnez, i cili ndihmon në prodhimin e kolagjenit – proteinë që është përgjegjëse për tonin e lëkurës.

Vitamina E, antioksidant, gjithashtu ndihmon në luftimin e shenjave të plakjes.

Për humbje të peshës

Një studim shkencor ka dëshmuar se njerëzit që hanë bajame, konsumojnë më pak karbohidrate.

Normalizimi i metabolizmit gjithashtu kontribuon në humbje të peshës, i cili sigurohet nga fibrat dhe vitaminat.

Përmirësimi i aktivitetit të trurit

Konsumimi i rregullt i bajameve e përmirëson memorien falë vitaminës E dhe acideve yndyrore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...