Del në shitje Jaguar C-X75 që nuk u prodhua kurrë, por u përdor në një film të James Bond

PUBLIKUAR

Makina nuk është prodhuar kurrë, ndërsa u përdor vetëm në film për nevojat e agjentit sekret britanik

Në vitin 2010, Jaguar i ka mahnitur të gjithë, kur e prezantoi modelin C-X75, të krijuar në bashkëpunim me Williams F1, që do duhej të dilte nga prodhimi brenda një kohe të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Dukja e mahnitshme që kishte në pjesën e jashtme dhe 778 kuaj fuqitë që i prodhonte, e bënin një model shumë të pëlqyer.

Por, gjendja ekonomike që mbretëronte në atë kohë, kishin bërë që të mos prodhohej ndonjëherë, meqë nuk pritej të kishte kërkesën e duhur në treg, vetëm për shkak të gjendjes financiare të klientëve.

Ky model është prodhuar në katër njësi, që të jetë pjesë e filmit Spectre, ndërsa u përdor nga James Bond në disa prej skenave kryesore.

Tani Jaguar e ka krijuar në tërësi një C-X75 Spectre, që do të del në shitje në Abu Dhabi brenda këtyre ditëve.

Sikur shitja të arrijë shuma të mëdha, mbase Jaguar do të ndryshojë vendim dhe 250 njësitë që i kishte anuluar t’i prodhonte, t’i nxjerrë megjithatë nga linja e prodhimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...