Mazda CX-9 i ri ua pamundëson përleshjen fëmijëve të ulur në pjesën e pasme

PUBLIKUAR

Në pjesën e pasme, janë dy ulëse të ndara, njëjtë sikurse në kabinën kryesore

Që kur është lansuar më 2016 gjenerata e dytë e XC-9, ka pasur të njëjtën formë të gjerë me tri radhë ulësesh, transmeton Telegrafi.

Autoriteti që merret me vlerësimin e sigurisë së makinave, CX-9 dhe Mazda6 gjashtë i ka vlerësuar me Pick +, për nivel të lartë të sigurisë. Megjithëse modeli i ri nuk ka ndryshme të mëdha, vjen me disa përditësime mjaft interesante.

Pjesa e pasme e ulëseve, është ndarë në dy ulëse, sikurse ato që ndodhen në kabinë, gjë që do të ndalojë përleshjen e fëmijëve që janë të ulur ndaras. Kjo e ka limituar numrin e ulëseve, por mjafton që fëmijët janë larg dhe të sigurt.

Hapja e kapakut të bagazhit, mund të bëhet vetëm me një shtypje të lehtë me këmbë, nëse shfrytëzuesit i kanë duart e zëna.

Fuqia e motorit 2.5 litra që ka katër cilindra, vazhdon të jetë njëjtë dhe ofrohet me 227 dhe 250 kuaj fuqi.

Të interesuarit për modelin bazë të Mazda CX-9 duhet të paguajnë 30,300 euro, derisa Touring Premium Package kushton 31,900 euro.

Grand Touring fillon nga 37 mijë euro, ndërsa për versionin Signature të Mazda CX-9, duhet paguar 41,300 euro, pasi është një model shumë më i mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...