Tentuan të transportonin drogë drejt Zvicrës, Prokuroria kërkon të shpallen fajtorë tre të dyshuarit

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër N.O., U.S., dhe A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psiokotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, pa autorizim kanë ndërmjetësuar në transportimin e substancave apo preparateve të shpallura me Ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes ose ofrimit për shitje.

Të dyshuarit me datë 24 tetor 2017 dhe 28 tetor 2017, në orët e paradites, duke përdorur dy taksi të ndryshme nga Gjakova, saktësisht nga lapidari i fshatit Dobrosh, kanë dërguar në kompaninë me inicialet “F.C.” në Prizren, dhe në kompaninë me inicialet “E.T.” në Ferizaj, gjithsej 22 dyer të drurit, ku në brendësinë e tyre kanë paketuar në total 130 kilogramë e 649.32 gram substancë narkotike të llojit “marihuanë” me qëllim të eksportimit në shtetin e Zvicrës.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit N.O., U.S., dhe A.S., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psiokotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...