Shkencëtarët theksojnë: Ndrydhja e pikëllimit dhe e hidhërimit çon në këto sëmundje!

PUBLIKUAR

Shumë njerëz mendojnë që ndonjëherë në jetë më mirë është të heshtësh se të futesh në konflikt

Mirëpo, një studim ka treguar që kjo gjë lë pasoja të dëmshme në shëndetin tonë, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi i publikuar në Chicago ka analizuar 304 femra me ultrazë arteriet e tyre, mirëpo edhe se si sillen në lidhjet intime.

Rezultatet kanë treguar që ndrydhja e emocioneve ndikon esencialisht në shëndetin e zemrës dhe krijon shumë probleme të tjera.

Gjithashtu, akumulohet stresi, ndërsa me kalimin e kohës mund të arrihet edhe deri te agresioni apo depresioni.

Mbajtja e këtyre ndjenjave në vete për shkak të shmangies së konfliktit ndikon esencialisht edhe në komplikime kardiovaskulare.

Njerëzit të cilët kanë vepruar kështu kanë pasur zona të trasha në muret e arterieve kryesore, gjë që rrit rrezikun nga sulmi në tru apo rrezikon probleme të tjera.

Psikoterapeutja Emily Roberts zbulon të gjitha pasojat negative të ndrydhjes së emocioneve negative. ”kurdo herë që ndieni hidhërim, frustrim apo pikëllim, ndërkaq i ndrydhni ato, ju stresoni trupin tuaj.

Atëherë mund të shfaqet nivel i lartë i hormonit të stresit, ndërkaq ai çon deri në zvogëlim të imunitetit dhe në mendime të këqija.

Me kalimin e kohës stresi çon edhe në diabet, probleme me kujtesën, agresionin dhe depresionin”, thotë ajo.

– Kur përpiqeni të ndrydhni ndjenjat tuaja apo t’i injoroni gjërat, krijoni stres gjithnjë e më të madh në organizëm i cili më vonë manifestohet në formë të sëmundjeve të ndryshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...