Pamjet si u kapën në Spanjë shqiptarët po vidhnin shtëpitë e yjeve të futbollit

PUBLIKUAR

Policia spanjolle ka arrestuar një grup që dyshohej se ka grabitur shtëpi të pasurish, edhe të lojtarëve të Real Madridit dhe Atletico Madrid brenda një muaji.

Banda përbëhej nga tre shqiptarë dhe një spanjoll, sipas policisë. Ata shkonin në Spanjë për vetëm 30 ditë, kryenin grabitjet e më pas largoheshin për në Shqipëri ose për një vend të tretë, raporton Tch.

Policia dyshon se ky grup ka kryer 14 grabitje në total në zonat e Kastilla y Leon, Asturias dhe Madrid.

SHIKOJENI VIDEON KËTU

Të dyshuarit, sipas hetimeve, i kthenin të gjitha gjërat që vidhnin në flori, brenda dy-tri ditëve, që të humbnin gjurmët.

Operacioni i zhvilluar në bashkëpunim me Europlin çoi edhe në sekuestrimin e shumë stolive, parave e pajisjeve elektronike të vjedhura, si dhe të makinave që përdoreshin gjatë krimit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...