Çaji me ananas dhe kanellë me të cilin humbni peshë

PUBLIKUAR

Ekzistojnë shumë çajra pastrues dhe antioksidues që fuqizojnë efektet e dietës kur dëshironi të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme.

Duke kombinuar vetitë e bimëve, erëzave dhe frutave të caktuara, mund të përmirësoni aktivitetin tuaj metabolik.

Pra, një çaj bimor për dietën tuaj promovon mirëqenien, detoksifikon dhe ndihmon për të përdorur më mirë energjitë.

Çajrat nuk i djegin yndyrat në mënyrë magjike dhe nuk i shërojnë sëmundjet, por ofrojnë një mbështetje të vlefshme për trupin tuaj.

Mes recetave të ndryshme në dispozicion, kemi zgjedhur një mënyrë interesante për të eliminuar toksina dhe ruajtur linjat.

Po sikur ta provoni? Përfshijeni në dietën tuaj dhe përfitoni plotësisht prej këtij çaji.

Të gjithë përbërësit e këtij çaji kanë veti detoksifikuese. Pasi asimilohen nga organizmi, ata e stimulojnë atë për të eliminuar mbeturinat; ky është një hap para në humbjen e peshës.

Së bashku me kanellën dhe ananasin, përdoret edhe çaji i gjelbër. Kjo pije rekomandohet shumë kur bëhet fjalë për humbjen e peshës dhe centimetrave, shkruan Living.al.

Kanella është një erëzë me veti të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore. Përmban vajra esenciale, taninë dhe mucigalin, përbërës aktivë që mbrojnë nga veprimi negativ i radikaleve të lira.

Kanella ndihmon në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak, optimizon funksionet metabolike dhe përmirëson përdorimin e sheqernave si burim energjie.

Ananasi i jep një shije të mrekullueshme çajit. Kombinohet thjesht me përbërësit e tjerë dhe përmban vitaminë A dhe C.

Përmban gjithashtu bromelinë, një enzimë me efekte antioksiduese dhe tretës, nxit pastrimin e gjakut dhe humbjen e peshës.

Çaji i gjelbër është një bimë shumë e shëndetshme. Detoksifikon dhe na ndihmon të humbim peshë, ndërkohë që antioksidantët e gjendur në të mbrojnë qelizat nga veprimi i radikaleve të lira.

Si përgatitet ky çaj?

Përbërësit:

250 ml ujë

1 lugë kafeje çaj i gjelbër

½ lugë kafeje kanellë pluhur

1 fetë ananas

1 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

Si fillim, vendosni ujin të ziejë. Kur të marrë valë, shtoni kanellën pluhur. Më pas uleni nxehtësinë dhe shtoni çajin jeshil. Lëreni në zjarr për 2-3 minuta të tjera. Prisni ananasin në copa të vogla. Kur çaji të jetë gati, kullojeni dhe shtoni copat e ananasit. Lëreni të pushojë 10 minuta dhe pijeni të ngrohtë.

Konsumi:

Pijeni këtë çaj në mëngjes ose kur ndjeni uri. Mund ta pini maksimumi dy herë në ditë. Është një çaj që mund ta pijë kushdo, edhe nëse nuk jeni nën një regjim apo kushte shëndetësore të caktuara.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...