Mourinho: Me lojtarët që ka, Arsenali duhet të shpallet kampion çdo vit

PUBLIKUAR

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, thotë se Arsenali duhet të bëhet kampion i Anglisë dhe se po t’i jepej mundësia do ta transferonte çdo lojtar të Arsene Wengerit.

Portugezi ka një zënkë të kamotshme me strategun francez dhe tash e ka ngacmuar edhe më shumë duke thënë se me ekipin që kanë, Topçinjtë duhet të shpallen kampion çdo vit.

“Më pëlqen çdo lojtar i Arsenalit. Po ju them, nëse një nga ata lojtarë është i lirë dhe nuk e duan atje, unë do t’i merrja të gjithë”.

“Më pëlqejnë të gjithë lojtarët e tyre. Mendoj se Arsenali ka skuadrën për t’u bërë kampion”.

“Dhe kur e them këtë, mendoj për çdo sezon”, u ka thënë Mourinho gazetarëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Iu rikthye llogaria në Instagram, Klodi shfaqet krah Elijonës

Klodian Mihaj është shfaqur në një story të publikuar nga Elijona, ku dyshja pozon...

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...