Belgjika do t’i evakuojë të burgosurit e ISIS-it nga veriu i Sirisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Belgjika dhe disa shtete të tjera evropiane po përgatiten që t’i evakuojnë personat e akuzuar për lidhje me ISIS-in nga kampet e ndalimit në pjesën verilindore të Sirisë përmes zonës së re të sigurisë, të krijuar nga forcat turke.

Zyrtarët belgë i informuan familjet e personave të ndaluar në dy kampe se do të përpiqen ta shfrytëzojnë armëpushimin pesëditor që t’i tërheqin nga zona e luftimeve të dyshuarit e akuzuar për lidhje me grupin terrorist. Gazeta “The Guardian” ka mësuar se edhe Franca dhe Gjermania po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë periudhë për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve.

Ndonëse vullneti i Britanisë për ta rishqyrtuar politikën e saj të injorimit të rreth 30 qytetarëve të ndaluar në Siri mbetet i paqartë, vendimi i aleatëve për të marrë masa pritet ta shtojë presionin ndaj qeverisë britanike që ta bëjë të njëjtën gjë.

Rojet kurde tashmë e kanë braktisur një qendër ndalimi, duke i lejuar rreth 800 persona të ndaluar, në mesin e të cilëve kishte edhe luftëtarë të ISIS-it, që të largohen të lirë nga kampi. Ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, tha se nëntë gra franceze, të dyshuara për lidhje me ISIS-in, kanë ikur nga ky kamp. Besohet se nga ky kamp kanë ikur edhe dy britanikë.

Marrëveshja për armëpushim, e arritur mes presidentit turk, Rexhep Erdogan, dhe zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, u bë me qëllim që forcat kurde të largohen nga brezi kufitar mes Turqisë dhe Sirisë.

Ndonëse Forcat Demokratike Siriane thanë se janë duke u tërhequr nga e ashtuquajtura zonë e sigurisë, liderët e tyre paralajmëruan se nuk do të largohen nga pjesët tjera të provincës, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...