“Niksen”, filozofia holandeze e të jetuarit që po çudit botën: Luftoni stresin përmes momenteve të pasivitetit dhe kotësisë

PUBLIKUAR

Ekspertët e quajnë një metodë që lufton stresin përmes momenteve të pasivitetit dhe kotësisë si një formë e rikuperimit të energjisë

Përtacia mund të mos jetë origjina e të gjitha veseve, përkundrazi! Një qetësi e nevojshme në një botë që gjithmonë e më shumë po bëhet aktive dhe me presionin e kohës.

Këtë e demonstron edhe “Niksen”, tendenca e fundit që vjen nga Holanda dhe që premton se mposht stresin duke mos bërë asgjë.

Si ta praktikoni?

E vlerësuar edhe nga britanikja “The Guardian” kjo metodë synon pajtimin me veten në çdo vend që ju operoni dhe jetoni apo keni përditshmërinë tuaj.

Për ta provuar atë, thjesht pezulloni të gjithë veprimtarinë dhe shkëpusni mendjen për disa minuta (5-10 minuta) mjaftojnë.

Shumëkush mund të zgjedh metodën që preferon: mbyllni sytë, pushoni, dëgjoni muzikë, hidhni sytë nga dritarja e zyrës, etj. Gjëja e rëndësishme është që të përjetojmë kuptimin e fjalës “Niksen” duke bërë diçka të padobishme.

“Niksen është një festë e kotësisë”, thotë psikologia Carolien Janssen në librin e saj.

“Përtacia nuk duhet të kuptohet gjithmonë si një sinonim i dembelizmit, por si një formë e rimëkëmbjes së energjisë: Latinët dhe Perandori Hadrian në veçanti, iu afruan asaj në sferën e kënaqësisë dhe njohurisë” , shpjegon Alfonso Amendola, sociolog në një universitet në Salerno.

Në filozofinë orientale dhe Zen, nga ana tjetër, përtacia është e afërt me meditimin dhe zotërimin e vetvetes.

Sot Holanda ka rigjetur traditën e madhe të mendimit: Niksen nuk është aspak komoditeti i hiçit, por hapësira që na duhet për të rikuperuar veten dhe energjitë tona. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...