Erdogan: Letra e Trump mungesë respekti, do të marrim masa kur të vijë koha

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Presidenti i Turqisë, Reccep Taip Erdogan, ka paralajmëruar se do t’i kthejë përgjigje, presidentit të SHBA’së, Donald Trump, lidhur me letrën e datës 9 tetor, në të cilën kreu i Shtëpisë së Bardhë i kishte bërë thirrje Erdoganit të mos bëhej budalla dhe njeri i vështirë, raporton Gazeta Express.

Kreu i shtetit turk ka thënë se ajo letër “nuk ka qenë në përputhje me mirësjelljen diplomatike dhe politike. Ne nuk do ta harrojmë këtë mungesë respekti’, citohet të ketë thënë Erdogan, shkruan The Indepedent, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë tutje ka shtuar se një temë e tillë nuk është prioritet aktualisht për të, dhe se ka paralajmëruar që kur të vijë koha do të marrin hapat e nevojshëm.

“Kjo nuk është një prioritet për ne. Por kur të vijë koha, ne do të bëjmë me dije se do t’i marrim hapat e nevojshëm”, ka thënë tutje Erdogan, përgjatë një vizite në Stabmoll.

Në letrën e 9 tetorit Trump i kishte kërkuar Erdoganit që të nënshkruajë një marrëveshje me kurdër e Sirisë dhe e kishte kërcënuar që mbase do t’ia shkatërronte edhe ekonominë.

Megjithatë menjëherë pas tërheqjes së trupave amerikane, në ditën kur Trump i kishte dërguar letrën, Erdogan kishte nisur ofensivën ushtarake në Siri.

Një gjë e tillë ka bërë që zv.presidenti amerikan, Mike Pence, të udhëtojë nga Washgintoni për në Ankara, ku edhe bindi Erdoganin që të ndërpresë sulmet ushtarake për disa ditë./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...