Çfarë ndodh me bukën kur e mbani në frigorifer me ngrirje të thellë? Përgjigjja do t’ju befasojë!

PUBLIKUAR

Madje edhe kur i ka kaluar afati i qëndrueshmërisë, kur ta nxirrni nga frigoriferi me ngrirje të thellë ajo ende është e ngrënshme. Mirëpo, a duhet ta hani?

Mendimet lidhur me këtë temë janë të ndara, transmeton Telegrafi.

Personat të cilët praktikojnë që në këtë mënyrë ta ruajnë, konsiderojnë që nuk ekziston asnjë arsye e vlefshme për shkak të së cilës këtë nuk do të duhej ta bëni, ndërsa ka të tillë të cilët janë të bindur që frigoriferi me ngrirje të thellë shkatërron të gjitha cilësitë ushqyese të bukës.

Çfarë thotë shkenca?

Shkenca është absolutisht kundër ruajtjes së bukës në frigorifer, arsyeja është kjo.

Kur artikullin tuaj të butë, të shkumëzuar e mbështillni me plastikë e fusni në frigorifer me ngrirje të thellë, vjen deri te procesi i komplikuar prapavajtës dhe rikristalizimit të qullit, përkatësisht ndryshon formën burimore.

Gjatë “jetëgjatësisë” së bukës (që fillon nga momenti kur ky artikull ftohet pas pjekjes), qulli i “rishpërndarë” sërish kthehet në gjendjen e vet origjinale, përkatësisht në gjendje kristalore.

Vetvetiu, buka e cila qëndron në frigorifer bëhet e fortë (gjë që ju nuk e vëreni sepse është e ftohur), ndërsa vlera e saj nutritive shkatërrohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...